U nis nga Greqia, avioni me 165 pasagjerë bën ulje të detyruar në Kroaci
Momente tensioni janë regjistruar në qiellin kroat, pasi një avion pasagjerësh i kompanisë britanike Jet2 u detyrua të ndryshonte itinerarin dhe të kryente ulje emergjente për shkak të problemeve teknike. Ngjarja ndodhi të premten, gjatë fluturimit nga ishulli grek Samos drejt Mançesterit, në Britaninë e Madhe. Avioni i tipit Boeing 737-800, me 165 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi, u ul në aeroportin e Splitit. Sipas mediave kroate, ekuipazhi aktivizoi kodin ndërkombëtar të emergjencës 7700, duke njoftuar kontrollin e trafikut ajror për situatën. Të dhënat e Flightradar24 tregojnë se avioni, që operonte fluturimin LS1750, ndryshoi drejtimin dhe fluturoi në mënyrë rrethore mbi det, pranë Trogirit dhe Splitit, përpara uljes. Autoritetet e aeroportit konfirmuan se në orën 14:20 morën njoftimin për uljen emergjente. Menjëherë, shërbimet aeroportuale dhe...
Burimi:
syri.net