Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi emocionues i aktores turke
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas u gjet e dëmtuar dhe gjysmë e fundosur. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa Yukay kishte dalë në det nga qyteti bregdetar Yalova, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij. Autoritetet detare kanë intensifikuar kërkimet, por deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Ndërkohë, aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar: “Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”...