U mor peng/ Dëshmia e 35-vjeçarit: Kam patur një konflikt, por më shumë nuk mund të flas

U mor peng/ Dëshmia e 35-vjeçarit: Kam patur një konflikt, por më shumë nuk mund të flas

Zbardhet dëshmia e 35- vjeçarit i cili gjatë së enjtes u mor forcërisht nga 3 të rinj dhe pastaj u la i lirë. Burimet bëjnë me dije për gazetrain e Syri tv, se Dodë Gjoka ka pohuar para oficerit të policisë se “ kam patur një konflikt të çastit me 3 persona por më shumë nuk mund të flas”.  Gjoka u mor forcërisht në një vendparkim të një lokali në superstradën Lezhë - Laç. Pas disa orësh ai u la i lirë nga pengmarrësit ndërsa policia ka indentifikuar dhe shpallur ne kerkim autoret që dhunuan 35 vjeçarin.
Burimi: Syri.net