Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U mbyt një vit më parë në Siçili, Jahti superluksoz do të nxirret nga fundi i detit, nis operacioni për të zbardhur tragjedinë
👁9800
Nëse moti e lejon, operacionet për të shpëtuar jahtin superluksoz britanik Bayesian, 56 metra të gjatë, i cili u mbyt verën e kaluar në Siçili, duke vrarë shtatë persona, përfshirë biznesmenin britanik Michael Lynch, do të fillojnë të mërkurën. Mbytja e anijes ndodhi më 19 gusht 2024, kur jahti ishte ankoruar pranë portit të Porticello-s, në provincën e Palermos dhe u godit nga një stuhi e fortë. Lynch, i cili cilësohej si “Bill Gates i Britanisë” dhe vajza e tij 18-vjeçare, Hannah, ishin midis viktimave. Lynch ishte me pushime për të festuar lirimin e tij, në qershor 2024, nga akuzat...