Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
U mbyt në Lagunën e Patokut, gjendet trupi i 16-vjeçarit, bashkëmoshatari ndodhet në spital
Gjendët nga polombarët trupi i pa jetë 16 vjeçarit që u mbyt në Lagunën e Patokut. Ngjarja ndodhi këtë mesdite, kur dy 16-vjeçarët kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin por dyshohet se i ka marrë rrjedhja. Njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër u mbyt. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe u kërkua ndërhyrja e polombarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.