U kapën më 9 tetor gati për të kryer atentat-Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn

U kapën më 9 tetor gati për të kryer atentat-Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn

Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri LEZHË-Elden Tarja, Kristian Ymeri (Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, të arrestuar më 9 tetor, teksa ishin nisur për të kryer vrasje janë lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Vrasja ishte planifikuar të kryhej në orët e mëngjesit në Lezhë, por plani dështoi pasi të arrestuarit nuk arritën të identifikonin objektivin e tyre.  Ata dyshohen si autorë të tre vrasjeve përgjatë dy viteve të fundit. Grupi hetimor po mbledh prova pasi ka dyshime se Tarja, Ymeri e Piroli kanë ekzekutuar Artan Myrtajn në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera, një në qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë. Si u krye arrestimi i tyre-atentati i dështuar Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin...