U kapën duke kultivuar kanabis me vlerë 400 mijë paund, dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani

U kapën duke kultivuar kanabis me vlerë 400 mijë paund, dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani

Dy shqiptarë janë dënuar me nga 8 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një ndërtesë zyrash pranë qytetit Northwich. Bëhet fjalë për Livan Gjinin, 27 vjeç, banues në Stoke-on-Trent, dhe Jetmir Grricën, 23 vjeç, banues në Crewe. Të dy pranuan fajësinë për kultivimin e kanabisit gjatë paraqitjes në Gjykatën e Chesterit më 2 shkurt 2026. Një ditë më parë, më 1 shkurt, policia ushtroi kontroll në një ndërtesë në Brunel Court, ku zbuloi se ambientet tregtare ishin përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën rreth 515 bimë kanabisi, ndërsa vlera e tyre në treg është përllogaritur deri në 400 mijë paund. Hetimet zbuluan gjithashtu se ndërtesa kishte një furnizim të paligjshëm me energji elektrike, i...