U kap me kokainë dhe një shumë parash, vihet në pranga 38-vjeçari nga Laçi

U kap me kokainë dhe një shumë parash, vihet në pranga 38-vjeçari nga Laçi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) dhe shërbimet e mbështetjes operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, evidentuan dhe goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P., dhe pasagjer shtetasin E. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja...
Burimi: Top-Channel.tv