‘U ka dhënë besën mafiozëve, spiuni i tij MC Gonigal dergjet burgjeve’/ I riu: Ndërkombëtarët ta shohin qartë diktatorin Rama

‘U ka dhënë besën mafiozëve, spiuni i tij MC Gonigal dergjet burgjeve’/ I riu: Ndërkombëtarët ta shohin qartë diktatorin Rama

Një i ri ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë protestës kundër qeverisë, duke artikuluar një sërë akuzash dhe kritikash ndaj kreut të qeverisë. Në fjalën e tij, protestuesi e cilësoi Ramën “diktator” dhe e akuzoi për përndjekje të shqiptarëve, ndërsa ngriti edhe çështje që lidhen me Kosovën dhe Çamërinë. Protestuesi kritikoi gjithashtu qëndrimet e kryeministrit ndaj çështjeve kombëtare, duke pretenduar se Rama nuk ka ngritur zërin për shqiptarët jashtë kufijve. Ai përmendi edhe çështjen e një plani të pretenduar për ndarjen e Kosovës, pa dhënë detaje të mëtejshme për këtë akuzë. Më tej, protestuesi iu referua edhe ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, duke e lidhur atë me kryeministrin Rama. Kemi në krye një kriminel, një diktator, një piktor. Diktatori që...