U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së
Kreu i Avokatisë së Shqipërisë Maks Haxhia ka mbajtur sot më 23 shtator një konferencë për mediat, në lidhje me gjobat e GJKKO-së për avokatët që kanë bojkotuar seancat, pas rregullores së re. Haxhia u shpreh se për këtë problem i janë drejtuar edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, por se nuk kanë pasur asnjë përgjigje nga ky institucion. Theksoi se gjobat e vendosura nga GJKKO-ja do të ankimohen, ndërsa qetësoi avokatët, duke thënë se edhe sikur gjobat të mbeten në fuqi, ato do të mbulohen nga Dhoma e Avokatisë. Kreu i Avokatsisë së Shqipërisë Maks Haxhia: I jemi drejtuar edhe KLGJ-së për këtë problem dhe nuk ka pasur asnjë përgjigje. Ne duam që drejtësia të ecë përpara, që të zgjidhen problemet e individëve në Republikën e...
Burimi:
javanews.al