Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë
👁7974
Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra katër policët e pikës kufitare të Kapshticës, ku të dielën Agjencia e Mbikqyrjes Policore sekuestroi në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kg heroinë, armë dhe municione. Sipas Klan News, bëhet e ditur se në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të katër policëve, duke caktuar si masë sigurie atë të pezullimit nga detyra. Për drejtuesin e mjetit ku u gjet lënda narkotike dhe armët, V. B, gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike...