U gjet i pajetë në Lanë, 72 vjeçari ish-futbollist i Librazhdit dhe mësues i Edukimit Fizik
Ilirjan Lavdari, ish-futbollist dhe kapiten për 12 sezone i ekipit Sopoti Librazhd, është gjetur pa shenja jete mesditën e djeshme në lumin Lanë, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar trishtim në Librazhd, ku ai kujtohet për kontributin e gjatë në futboll dhe në edukimin e brezave të rinj. Sipas njoftimit të policisë, 72-vjeçari, banues në Tiranë, u gjet i pajetë rreth orës 12:56. Nga të dhënat paraprake, autoritetet dyshojnë se ai mund të ketë qenë në gjendje të dehur dhe se ishte futur në lumë për t’u larë. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes mbeten për t’u sqaruar. Ndërkohë, persona që e kanë njohur Lavdarin kundërshtojnë disa nga përshkrimet e bëra në lidhje me...
Burimi:
ntv.al