Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘U dënuan sikur vodhën një pulë’/ Lala për inceneratorin e Tiranës: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka
👁6056
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës, që sipas saj ‘janë dënuar sikur vodhën një pulë’. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se nuk u hetuan peshqit e mëdhenj të aferës, ndërkohë që sot jemi në emergjencë mjedisore dhe se inertet po depozitohen nëpër lumenj. Lala: Janë miliona euro të hedhura dëm, incenerator nuk ka. Jemi në emergjencë mjedisore. Agjencia e pasurive të sekuestruar ka informuar se duhet bërë ndarja në burim e mbetjeve sepse nuk ka vend. Ndërkohë që dënohen shtatë vetë, sikur të vidhnin...