Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U dënua nga GJKKO, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-kryebashkiakun e Hasit
👁4772
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili e kishte dënuar ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala, me 1 vit e 4 muaj shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Me vendimin e saj, shkalla e tretë e gjyqësorit ka vendosur të rikthejë çështjen për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjyqësore. Lala dhe një punonjëse e bashkisë ishin akuzuar në lidhje me privatizimin e një godine publike në Bashkinë e Hasit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lala u dënua përfundimisht me 8 muaj burg, ndërkohë që gjykata vendosi pezullimin...