
U dënua me dy vite arrest shtëpie dhe iu hoq e drejta për të kandiduar për presidente, Le Pen gati të apeloje vendimin
👁8330
Avokati i udhëheqëses franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen tha se ajo do ta apelojë vendimin e gjykatës. Marine Le Pen u shpall fajtore të mërkurën për përvetësim të fondeve publike nga një gjykatë në Paris dhe iu ndalua të kandidojë për poste për pesë vitet e ardhshme. Sakaq ajo u dënua me dy vite arrest shtëpie dhe dy vite liri me kusht. “Kjo është një goditje për demokracinë”, u tha avokati i Le Pen gazetarëve jashtë selisë së partisë së ekstremit të djathtë. Top Channel
Burimi:
Top-Channel.tv