Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U dënua me 1 vit burg, Luiz Ejlli ankimon vendimin, caktohet data e seancës
Luiz Ejlli TIRANË- Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 1 vit burg për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”. Sipas “Ora News” dosja është regjistruar në Gjykatën e Apelit dhe seanca për shqyrtimin e saj është caktuar më 29 prill. Ejlli është dënuar me një vit burg, pasi akuzohet se gjatë kohës kur nuk e ushtronte më profesionin e noterit, falsifikoi dokumentat për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i Fatmir Abdurramanit. Këngëtarit, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me Fatmir Abdurramanin, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas ky...