U denoncua i humbur në Gjirokastër, 82-vjeçari gjendet i pajetë

U denoncua i humbur në Gjirokastër, 82-vjeçari gjendet i pajetë

POLICIA E SHTETIT Në vijim informacionit të dhënë më datën 18.07.2025, për kallëzimin e bërë nga shtetasi I. M., për largimin nga banesa të babait të tij, iu informojmë se shtetasi M. M., 82 vjeç, është gjetur i pajetë në lagjen “11 janari”, në vendin e quajtur “Fusha e vjetër”. Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net