U.D e presidetes së Kosovëd përkujton Nënë Terezën me rastin e 5 Shtatorit, ditës së saj

U.D e presidetes së Kosovëd përkujton Nënë Terezën me rastin e 5 Shtatorit, ditës së saj

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot Nënë Terezën, me rastin e 5 Shtatorit, Ditës së Nënë Terezës “Sot, në Ditën e Nënë Terezës, nderojmë jetën dhe veprën e një gruaje shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo ka theksuar se Nënë Tereza e kaloi jetën pranë atyre që vuanin, pranë të varfërve, të sëmurëve, të vetmuarve dhe të braktisurve. “Madhështinë nuk e kërkoi në fjalë, por në shërbimin ndaj tjetrit, në përkushtim dhe në respektin e pakushtëzuar për jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu”, ka thënë U.D. Presidentja. Duke folur për trashëgiminë e saj, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se prejardhja shqiptare e Nënë Terezës është burim krenarie, ndërsa vepra e...