“U çudita! Jam golashënuesi më i mirë te Tirana dhe nuk më përmendet emri”, Fortuzi shpreh hapur pakënaqësinë: Historia është histori
Indrit Fortuzi ishte pjesë e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Ish-sulmuesi i njohur i Tiranës ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për faktin se nuk ishte bërë pjesë e 100 vjetorit të klubit kryeqytetas. Ai u shpreh se gjatë një emisioni të dedikuar 100 vjetorit të klubit Tirana, emri i tij nuk u përmend në asnjë çast. Sigurisht që kjo ka sjellë pakënaqësi te ai, duke qenë se është golashënuesi më i mirë i bardhebluve në derbi dhe në Kupat e Europës. Kontributi i tij për Tiranën është mjaft i çmuar, prandaj Fortuzi ka mbetur i çuditur nga fakti se nuk e dëgjoi emrin e tij në asnjë moment. “Është e vertetë. Jam golashënuesi më i mirë në...
Burimi:
sportekspres.com