U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”

U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”

U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie” Pas një seance maratonë, Gjykata e Sarandës ka vlerësuar masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”, të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil.   Prokurorja e çështjes, Esmeranda Basho, kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të 20 të arrestuarit. Pas shqyrtimit të kërkesave dhe pretendimeve të palëve, gjyqtari Mexhit Doci vendosi të lërë në fuqi këtë masë për 15 prej tyre, ndërsa për pesë të tjerë caktoi “arrest në shtëpi”.   Në “arrest me burg” janë lënë: Arlind Osmani, Feliks Filja, Altin Arapi, Erjon Dido, Medi Myftaraj, Redian Arizi, Dhimitri Terolli, Fabjo...