Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve
Përdorimi i drogave të paligjshme përbën një problem serioz për 79% të qytetarëve në Shqipëri, ndërsa pothuajse dy në tre shqiptarë mendojnë se konsumi i lëndëve narkotike është shtuar ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit, sipas anketës më të fundit të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA). Të dhënat e publikuara në nëntor 2026 tregojnë se 38% e të pyeturve në vend e konsiderojnë përdorimin e drogave një problem shumë serioz në zonën ku jetojnë dhe 41% si problem serioz, kundrejt vetëm 12% që e shohin si jo shumë serioz dhe 5% që mendojnë se nuk përbën aspak problem. Për sa i përket dinamikës kohore, 64% e të anketuarve perceptojnë rritje të përdorimit (34% rritje të madhe dhe 30% rritje të lehtë), ndërsa vetëm...
Burimi:
javanews.al