‘Përmbytën’ qytetin gjerman me kokainë, dënohet ashpër ‘Shefi’ i bandës shqiptare

‘Përmbytën’ qytetin gjerman me kokainë, dënohet ashpër ‘Shefi’ i bandës shqiptare

Gjykata e Landit në Ingolstadt të Gjermanisë dënon një trafikant droge shqiptar 40-vjeçar. Ai dyshohet se ishte kreu i një bande të tërë kriminale. Së shpejti, para gjykatës do të dalin edhe trafikantë të tjerë kokaine. Nga Andreas Mueller, NEUBURGER RUNDSCHAU I pandehuri kishte tregtuar “sasi të mëdha të një droge të fortë për një periudhë të gjatë kohore”. Me këtë argument, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Stephan Gericke, arsyetoi dënimin e shqiptarit 40-vjeçar me nëntë vjet e nëntë muaj burg. Megjithatë, “përmbytja masive e rajonit me kokainë”, për të cilën policia kishte raportuar tre javë më parë, nuk pritet të marrë fund me vendimin e Gjykatës së Landit në Ingolstadt, të shpallur të mërkurën. Kokaina mbahej e fshehur në apartamente Në nisje të procesit,...