U arrestua se qëlloi me vezë Ramën, aktivisti Lika: Ai nuk është më kryeministri ynë, ftoj shqiptarët ta presin kudo me miell e vezë…
Pasi u arrestua nga policia e Ramës gjatë reagimit të tij kundër Edi Ramës aktiviti dhe protestuesi Edison Lika ka folur mbi ngjarjen dhe vendimin e gjykatws. “Ngjarja ndodhi, se ne si çdo natë, kishim lajmëruar protestë, praktikisht, ishte diku dita e 130 e protestës dhe teksa qëndronim tek kryeministria në morëm vesh se Kryeministri ka ardhur brenda kryeministrisë. Çka për ne që kishim njoftuar protestë dhe po zhvillohej ishte një provokim i pastër. Praktikisht kryeministri e ka gjithë ditën për të qenë në kryeministri dhe zgjedh të vijë në atë moment kur protestuesit i ka në shesh. Për një farë karshillëku ose provokimi. Ai e di më mirë. Dhe sigurisht që ne protestuesit u afruam drejt hyrjes së kryeministrisë. Aty u vendosën gardh policia...
Burimi:
gijotina.com