U arrestua për krime mjedisore në shtratin e lumit Vjosa, ‘detyrim paraqitje’ për Lorenc Bamin
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër la në masën e sigurisë 'detyrim paraqitjeje’, Lorenc Bamin, ish shefin e Urbanistikës në Bashkinë Tepelenë, për dëmtimin e habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore. E njëjta masë sigurie u dha dhe për Andi Hasanin, manovrator pranë Ujësjellës-Kanalizimeve. Lorenc Bami, i njohur si një prej njerëzve të afërt të Termet Pecit gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte Bashkinë Tepelenë, është i njëjti person që është përmendur në emisionin investigativ “Plug”, lidhur me tenderat e kësaj bashkie. Aktualisht, Lorenc Bami rezulton të jetë nënkontraktor në projektin e ujësjellësit të Memaliajt, një projekt që perfundoi në SPAK. Ndërsa Andi Hasani, 49 vjeç, i proceduar penalisht në të njëjtën çështje, punon si manovrator pranë Ujësjellës-Kanalizimeve. Njoftimi i Policisë: Në Memaliaj është arrestuar shtetasi...
Burimi:
syri.net