U arrestua nga RENEA me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’!

U arrestua nga RENEA me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’!

Operacioni i koduar “Muri i Lartë” është finalizuar në Shkodër nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, duke çuar në pranga 50-vjeçarin Bledar Cafi, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH kanë ekzekutuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, të caktuar më 25 shtator nga Gjykata e Posaçme, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim. Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme kishte nxjerrë urdhër-arrest për 50-vjeçarin Bledar Cafi. Nga hetimet që SPAK po zhvillonte për trafikun e drogës të grupit Rraja, rezultoi se Cafi dyshohet se ishte pjesë e këtij grupi. Bledar...