Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas publikimit të lajmeve në mediat zviceriane se u arrestua në aeroportin e Zyrihut. Në një postim në rrjetet sociale, Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, thotë se bëhet fjalë për një keqkuptim të rëndë. Ai pretendon se është përfshirë padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zviceriane pas shpifjeve ndaj tij nga një person. “Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore”, shkroi Noizy në Instagram. Ai...