Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“U angazhua kusho me nipçen” Erjon Alibej tregon pse vendosi të vriste vëllanë e Talo Çelës
👁5663
Erion Alibej TIRANË-I penduari i drejtësisë, Erion Alibej vazhdon të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme. Erion Alibej: Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën. Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim...