Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U-Albania/ Sot afati i fundit i aplikimit në universitet, ja si do të realizohet procesi në portal
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale u ka kujtuar maturantëve rëndësinë e këtij afati, duke theksuar se procesi i aplikimit kryhet plotësisht online, përmes portalit u-albania.al. Të gjithë maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në universitetet publike dhe private në vend, kanë afat vetëm deri sot, më 3 gusht, për të përfunduar aplikimin në portalin zyrtar “U-Albania”. Por para zgjedhjes së degëve, kandidatët duhet të kenë kryer më parë pagesën e tarifës së aplikimit, që është 2000 lekë. Kjo pagesë duhej të përfundonte deri më 28 korrik, në Postën Shqiptare ose...