Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
U aksidentua mbrëmë në Dropull, ndërron jetë në spitalin e Gjirokastrës 60-vjeçari
I aksidentuari mbrëmjen e djeshme, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 29-vjeçar, ka humbur jetën ditën e sotme. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, ku një këmbësor rreth 60 vjeç u përplas rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, nga një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi T. B., 29 vjeç. Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat të keq, ndërroi...