Tymi i zi në Vatikan. Si veprohet për të zgjedhur Papën e ri?

Tymi i zi në Vatikan. Si veprohet për të zgjedhur Papën e ri?

Kardinajtë e Kishës Katolike, të mbledhur në Konklav, në Kapelën Sikstine të Pallatit Apostolik, nuk kanë rënë dakord për emrin e Papës së ardhshëm. Besimtarët ftohen të vazhdojnë t’i mbështesin me lutje. Kisha Katolike nuk ka ende Papën e ri. Tymi i oxhakut sipër Kapelës Sikstine, ku mbahet Konklavi, është i zi. Kardinajtë e mbledhur në Konklavin, që filloi sot, 7 maj, bënë votimin e parë e të vetmin e kësaj dite. Pasi shprehën votat e tyre e pas numërimit e lidhjes me fill, fletëvotimet u dogjën në dy sobat, që përdoren për të prodhuar tymin, i cili lajmëron për...
Burimi: Kohajone.com