Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Pas riorganizimit në rrugën e Durrësit, studentët u kanë vënë flakën kartonëve dhe disa reklamave të vendosura përgjatë rrugës. Ndërkohë, forcat e Policisë kanë krijuar një kordon përballë protestuesve, ndërsa në zonë ndodhet edhe një autobot me ujë. Përplasjet vijojnë prej rreth katër orësh, pasi protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Për rreth një orë, tubimi u zhvillua në mënyrë paqësore, me thirrje dhe parulla kundër qeverisë. Më pas, protestuesit hodhën vezë dhe pllaka trotuari në drejtim të godinës së Ministrisë, duke thyer xhamat e institucionit. Gjatë protestës, studentët shembën edhe kangjellat e trotuarit dhe...
Burimi:
gijotina.com