Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
TVSH-ja në bujqësi, Tabaku shpërthen ndaj Ramës: Po shkatërron fermerët, ata nuk kanë nevojë për kredi
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e rëndë të bujqësisë, duke kritikuar qeverinë për politikat e saj të padrejta dhe joefikase në këtë sektor. Sipas Tabakut, një nga problemet kryesore që po penalizon rëndë fermerin shqiptar është mënyra si aplikohet TVSH në bujqësi. Diferenca mes TVSH-së në hyrje dhe dalje ku importuesit përfitojnë dhe fermerët penalizohen është kthyer në një “super taksë” që e nxjerr prodhuesin vendas nga tregu. “Importuesit e mëdhenj preferojnë të marrin produkte nga jashtë sesa të blejnë nga fermeri shqiptar, pikërisht për shkak të kësaj pabarazie fiskale,” theksoi ajo. Në këtë kuadër, Tabaku kujtoi se opozita ka propozuar një zgjidhje konkrete: TVSH e unifikuar në nivelin 6% si në hyrje ashtu edhe në...