Turqi/ 15 vjeçari me pushkë qëllon drejt shkollës, 11 të plagosur! Kamerat e sigurisë kapin autorin
Një nxënës i armatosur ka hapur zjarr jashtë një shkolle të mesme në Turqi, duke plagosur 11 persona. Policia ka ndaluar të dyshuarin 15-vjeçar. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike pas sulmit me armë zjarri, që ndodhi të martën në mëngjes, ndërsa autori u largua nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi në Shkollën Profesionale dhe Teknike Anatoliane “Inci Uzmez”, në provincën perëndimore të Manisës. Sipas raportimeve, të gjithë të plagosurit janë nxënës të shkollës. Ministri turk i Drejtësisë, Akın Gürlek, bëri të ditur se janë ndaluar edhe nëna, babai dhe gjyshi i të dyshuarit, pasi arma e përdorur në sulm dyshohet se ishte në pronësi të gjyshit. Ky është sulmi i tretë me armë në një shkollë në Turqi gjatë këtij viti, në një kohë kur...
Burimi:
syri.net