“Turp që KM merret vetë me internimet”/ Veliaj publikon ‘ditarin’ nga burgu
Erion Veliaj ka reaguar me një seri mesazhesh lidhur me transferimin e tij në ambientet e reja të paraburgimit, protestat dhe marrëdhëniet me drejtuesit e Partisë Socialiste. Në përgjigjet e tij, Veliaj kundërshton akuzat se organizon apo financon protestat, hedh poshtë pretendimet për përfshirje në aktivitetet e grupimeve të përmendura në dosjen “Flamingo” dhe e cilëson transferimin si një përpjekje për ta izoluar nga familja. Në mesazhet e tij, Veliaj pretendon se kryeministri Edi Rama është përfshirë drejtpërdrejt në vendimmarrjen për transferimin dhe ngre pikëpyetje mbi deklaratat që, sipas tij, i janë bërë lidhur me procesin gjyqësor. Ai kundërshton gjithashtu aludimet për organizimin e protestave studentore dhe përpjekjet për të rrëzuar rendin kushtetues nga burgu. Veliaj thotë se nuk është organizator apo financues i protestave...
Burimi:
ntv.al