Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për moshat U-12 & U-13, Lezha triumfon në të dyja grupmoshat
👁8460
Turneu i Përfaqësueseve Rajonale u mbyll me sukses sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u zhvilluan dy finalet për grupmoshat U-12 dhe U-13. Fitues të turneut u shpallën ekipet përfaqësuese rajonale të Lezhës për të dyja grupmoshat, 2012 dhe 2013. Finalja e kategorisë 2012 përballi përfaqësueset rajonale të Lezhës dhe Fierit, duke u mbyllur me fitoren minimale 1-0 për Lezhën. Ndërsa në finalen e kategorisë 2013, Lezha triumfoi sërish ndaj Fierit me rezultatin 2-1. Pjesë e turneut të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12 dhe U-13 ishin të gjitha ekipet rajonale nga Fieri, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Tirana, Korça, Shkodra...