Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Shqipëria pritet të ketë një kuadër të ri ligjor për zhvillimin dhe administrimin e turizmit, përmes një projektligji që zëvendëson ligjin aktual “Për turizmin”, të ndryshuar, duke sjellë rregulla të reja për strukturat akomoduese, investimet, agjencitë turistike, administrimin e plazheve dhe mbrojtjen e vizitorëve. Projektligji, i hartuar dhe i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, synon konsolidimin e legjislacionit ekzistues, përshtatjen e tij me zhvillimet e tregut dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Një nga risitë kryesore është regjistrimi i detyrueshëm nëpërmjet platformës “e-Albania” i njësive akomoduese për qëndrime afatshkurtra, si apartamente, vila dhe dhoma që jepen me qira, të cilat do të pajisen me kod unik identifikimi. Ndryshime parashikohen edhe në kategorizimin dhe...
Burimi:
kultplus.com