Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për impiantin e ujërave të ndotura në Jalë
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tjetër faturë për investimet publike. Ndërtimi i resorteve, hoteleve dhe vilave, përfshirë projekte që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, ka shtuar presionin mbi infrastrukturën ekzistuese, duke kërkuar ndërhyrje të reja në furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të ndotura. Në Jalë, ku ndërtimet turistike janë intensifikuar vitet e fundit, do të investohen rreth 8.49 milionë euro për një impiant të trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemin e kanalizimeve. Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë hapi më 12 tetor tenderin me fond limit 778.7 milionë lekë pa TVSH. Afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 18 muaj. Relacioni teknik i projektit tregon se zhvillimi i ndërtimeve turistike ka ecur përpara pa një...
Burimi:
syri.net