Burimi:
Standard.al

Turizëm elitar? Mungesë infrastrukture, plehra, ujëra të zeza, raporti nxin fasadën e Ramës
👁10007
Një furi raportimesh në median pro-qeveritare për shifrat e turistëve të huaj gjatë vitit 2024, krijojnë idenë se Shqipëria është shndërruar në një lloj parajse mbi tokë. Raportet e INSTA-it, por së fundmi, edhe të Bankës së Shqipërisë, flasin për mbi 11 milionë turistë të huaj në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, një shifër, e cila, nga ana tjetër, nuk është përkthyer aspak në rritjen e konsumit të brendshëm. Kryeministri Edi Rama, i cili është përfshirë në fushatë elektorale për të marrë mandatin e tij të katërt qeverisës, e ka shndërruar temën e turizmit në një prej kuajve të...