Turisti italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Turisti italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte plazhin e Zvërnecit, ku një pushues i moshuar italian humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë kohës që po lahej në det. Pushuesi u nxor nga uji nga qytetarët e pranishëm, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet. Megjithatë, përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Në vendngjarje mbërritën shpejt policia dhe shërbimi i urgjencës, të cilët kryen të gjitha veprimet e nevojshme, por fatkeqësisht nuk arritën të shpëtojnë jetën e viktimës.
Burimi: Syri.net