Tunelet sekrete të Luftës së Dytë Botërore do të hapen për publikun

Tunelet sekrete të Luftës së Dytë Botërore do të hapen për publikun

Priten të jenë atraksionet turistike më spektakolare të nëndheshme në Londër. Bëhet fjalë për një seri tunelesh të Luftës së Dytë Botërore, rikonstruktimi i të cilave do të kushtojë 268 milionë dollarë dhe do të mbarojë në vitin 2027. Ish-tunelet e spiunazhit që dikur mbroheshin nga Akti i Sekreteve Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, ndodhen rreth 40 metra nën stacionin e metrosë, Chancery Lane në High Holborn. Ato u ndërtuan në vitet 1940 për të strehuar londinezët nga fushata e bombardimeve Blitz, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte dhe hera e fundit që ishin të hapura për të gjithë. Pas luftës, tunelet u zgjeruan dhe në to u ngrit “Kingsway Telephone Exchange”, që në vitet 1950 shërbente për komunikimet e brendshme, gjatë Luftës së...