Tubimi në Tiranë, protestuesi i maskuar si Rama: Do i mbrojmë studentët deri në vdekje!
Një protestues i është përgjigjur aktit normativ të qeverisë me një maskë me foton e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, ai u identifikua si babai i dy studentëve dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të kryeministrit, pasi sipas tij populli nuk e do dhe nuk e mbështet më. “Ne i mbrojmë studentët. Unë jam babai i dy studentëve dhe deri në vdekje do t’i mbrojmë studentët. Edi Rama as më shpejt të japë dorëheqjen. Ai duhet ta kuptojë që popull nuk e do më. Sovrani është pronari i këtij vendi. Qeveria është menaxher i përkohshëm. Koha jote ka mbaruar”, tha ai. Sipas tij është emergjencë kombëtare largimi i të rinjve jashtë vendit, pasi këtu nuk ka të ardhme dhe as shpresë. “Në arsim...
Burimi:
gijotina.com