TRYЕZA QË SHEHAJ NUK E DO/ ÇFARË NDRYSHON NËSE RAMA DHE PROTESTUESIT GJEJNË MARRËVESHJE?
Kryeministri Edi Rama ftoi protestuesit në dialog, por Agron Shehaj u kërkon të mos ulen në tryezë me të. Në ditën e gjashtë të protestave në Tiranë, përplasja politike merr një tjetër drejtim, ndërsa debati zhvendoset te pyetja se si duhet të vijojë protesta dhe nëse dialogu me qeverinë mund të jetë një rrugëdalje nga kriza. Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka kundërshtuar publikisht ftesën e kryeministrit, duke u bërë thirrje studentëve dhe protestuesve të mos pranojnë asnjë negociatë me kreun e qeverisë. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai argumentoi se pranimi i dialogut do të përbënte, sipas tij, tradhti ndaj kauzës së protestës. Kreu i Partisë Mundësia këmbëngul se protesta nuk duhet të largohet nga objektivi politik që ai e...
Burimi:
ntv.al