Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri

Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri

Gazeta gjermane Der Standard i ka kushtuar një artikull gjendjes aktuale në Shqipëri pas protestave që vijojnë prej muajsh tashmë kundër regjimit të Edi Ramës. Sipas medias në fjalë, liria e tubimit është kufizuar dhe janë vendosur gjoba të rënda. Kryeministri Edi Rama duket gjithnjë e më nervoz, dhe ka edhe trazira brenda partisë së tij socialiste. ‘Pas muajsh protestash kundër korrupsionit të dyshuar të qeverisë shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës, ligje të reja që kufizojnë lirinë e tubimit hynë në fuqi dy javë më parë. Që atëherë, bazuar në këto dispozita të reja ligjore, janë dhënë gjoba për 83 demonstrues që bllokuan rrugët dhe penguan trafikun. Mediat shqiptare raportojnë se protestuesit u gjobitën me 55 euro për bllokimin e dyshuar të rrugës. Organizata të...