Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Truproja e Messit ndërhyri gjatë sherrit të argjentinasit në fushë, tani rrezikon ndëshkim shembullor (video)
Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për fitoren 2-1 ndaj Atlas në “Leagues Cup”. Fatkeqësisht, argjentinasi u bë i dallueshëm edhe pas përfundimit të ndeshjes, jo për arsye sportive. Pas golit të fitores që erdhi në kohën shtesë, ku Messi asistoi, ai festoi në fytyrën e një kundërshtari, Coccaro, i cili nuk e priti mirë këtë veprim. Në fund të ndeshjes shpërtheu një sherr i fortë mes lojtarëve në fushë, me Messin në qendër të tensionit. Në një moment, ai kapi për...