Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos disa metra nën tokë në arën e mbjellë me misër, detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit! Si u gjet viktima, lëvizjet e tij të fundit

Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos disa metra nën tokë në arën e mbjellë me misër, detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit! Si u gjet viktima, lëvizjet e tij të fundit

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi. Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special”  tha se Enveri i kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej. Derisa bëhet e ditur se të shtunën ai kishte shkuar me autobus në Tiranë për t’i pritur djemtë e tij që kishin ardhur nga Franca dhe Italia. “Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha e e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr...