Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Trumpi dhe Putini pritet të takohen “në ditët në vijim”
Vladimir Putin dhe Donald Trump MOSKË- Kremlini ka njoftuar të enjten se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar "në parim" edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov. Ushakov shtoi se organizimi i ngjarjeve të tilla kërkon kohë dhe asnjë datë nuk është konfirmuar ende. Vendndodhja e mundshme do të bëhet e ditur "pak më vonë", sipas tij. Ai gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të jetë pjesë e këtij takimi për të biseduar për përfundimin e luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë - një ide që Shtëpia e...