Trump zbret në Skoci: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

Trump zbret në Skoci: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

DAILY MAIL Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Evropa “më mirë të mbledhë veten" për çështjen e emigracionit, ndërsa mbërriti në Skoci. Trump zbriti në vend të premten në mbrëmje për një vizitë katërditore në të dy klubet e tij të golfit në Aberdeen dhe Ayrshire. Ai mbërriti rreth orës 20:30 dhe u prit nga Sekretari Skocez, Ian Murray, përpara se të fliste me gazetarët. I pyetur për emigracionin e paligjshëm – të cilin qeveritë e njëpasnjëshme në Mbretërinë e Bashkuar janë përpjekur ta kufizojnë – Trump tha: “Për emigracionin, më mirë mblidheni veten. Nuk do ta keni më...