Trump vendosi tarifat 10% për Shqipërinë, Berisha: Do të negociojmë me qeverinë e SHBA-ve

Trump vendosi tarifat 10% për Shqipërinë, Berisha: Do të negociojmë me qeverinë e SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendosjen e tarifave tregtare prej 10% nga SHBA për Shqipërinë, si pjesë e politikës së re ekonomike të administratës së presidentit Donald Trump. Në një deklaratë për gazetarët, Berisha theksoi se një qeveri e drejtuar nga PD do të angazhohet për të negociuar me autoritetet amerikane në lidhje me këtë çështje. “Qeveria e PD do të ketë në axhendë negociatat e hapura me qeverinë e SHBA-ve për çështjen e tarifave. Jam optimist, pasi për Shqipërinë janë përdorur tarifa më të ulëta se për vendet e tjera, së bashku me Kosovën,” tha ai....
Burimi: Javanews.al