Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump vendos tarifa të reja për dhjetëra vende, hyjnë në fuqi më 7 gusht
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifave për importet nga dhjetëra vende partnere tregtare, të cilat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht. Normat e reja, të cilat Trump i sheh si në dobi të eksportuesve amerikanë, shkaktojnë një valë të re pasigurie për dhjetëra vende, përfshirë aleatët e hershëm të SHBA-së. Ato gjithashtu kanë rritur frikën e inflacionit në SHBA. Në urdhrin ekzekutiv, Trump ka rritur normën e tarifave të Kanadasë nga 25% në 35%, e cila hyri në fuqi në mesnatë, megjithatë shumica e mallrave kanadeze do...