Trump vendos në pikëpyetje të ardhmen e dy këshilltarëve: Nëse ka konflikt, do t’i pushoj

Trump vendos në pikëpyetje të ardhmen e dy këshilltarëve: Nëse ka konflikt, do t’i pushoj

Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se mund të largojë nga detyra dy prej këshilltarëve të tij, Chris LaCivita dhe James Blair, nëse angazhimet e tyre të jashtme rezultojnë në konflikt interesi. Reagimi i Trumpit erdhi pasi u bë e ditur se dy këshilltarët kishin përfituar financiarisht duke ofruar këshillim për një parti politike pro-ruse në Bosnje, ndërsa republikanët në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit. “Atyre u lejohet të punojnë për të tjerët, ashtu si të gjithë konsulentët në Uashington, DC. Unë nuk kam asnjë ide se për kë tjetër punojnë, por, pasi të reflektoj, do t’i pyes ata dhe, nëse ka një konflikt, do t’i pushoj menjëherë nga puna!” shkroi Trump në Truth Social....